I famshmi David Beckham vetëm që ka dëshmuar përsëri se është një njeri i mrekullueshëm, ai ka postuar në Instagram një mesazh urimi shumë të ëmbël për ditëlindjen e gruas së tij, Victoria.
Victoria Beckham dje ka mbushur 42 vjet.
Ai e përshkroi gruan e tij si të “bukur dhe me plot pasion” dhe në fotografinë që ka postuar shihet çifti duke buzëqeshur dhe mbi ta shihet një përshkrimi i cili thotë: “Të dua më shumë”, transmeton Koha.net.
“Urime ditëlindja për këtë grua të bukur dhe plot pasion… Kalo një ditë sa më të bukur dhe na lejo që të llastojmë sepse e meriton që të llastisesh nga burri yt dhe fëmijët tanë të mrekullueshëm”, shkroi David në mbishkrimin e postimit.