T’i marrim shembull aktoret hollivudiane: Nicole Kidman, fustanin e thjeshtë në ngjyrë të zezë, e ka pasuruar me lule të kuqe në flokë, Gwyneth Paltrow, flokët e ngritur lart i ka përforcuar me karficë të pasur të ‘filigranit’, përderisa Winona Ryder, si spanjolle, punxhën e ka futur në rrjetëzën me lule.
Scarlet Johanson, heroina e filmit "Vajza me vath perle", punxhën e ulët, rrëzë qafës, e ka dekoruar me katër karfica me perla. /Telegrafi/