Telegrafi

Roman Reigns shfaq transformimin e tij trupor – tifozët e WWE dyshojnë se ka përdorur photoshop

Që kur pandemia me coronavirus ndërpreu aktivitet sportive , tifozët nuk kanë arritur të shohin shumë gjëra nga Roman Reigns.

Ylli i WWE kishte vendosur që të qëndronte larg mediave sociale në vetëizolim, duke mos ofruar shumë gjëra nga jeta e tij publike.

Reings kishte vendosur fillimisht që të largohej nga peshat e mesme të larta në në WrestleMania, para përballjes me Bill Goldberg, me Braun Strowman që zuri vendin e tij dhe fitoi “The Universal Championship”.

Edhe pse ishte larg rrjeteve sociale, Reings ishte tejet i motivuar që të punonte me vetën dhe rezultatet tashmë janë parë në publik.

Transformimi i tij trupor tregon punën e vështirë që ka bërë në tre muaj sa kishte qëndruar në vetëizolim.

Nga fotot e publikuar prej vetë yllit të WWE, fansat e tij kanë dyshuar fillimisht se ai ka përdorur photoshop në foto. /Telegrafi/