Telegrafi

Roman për të zhdukurit e luftës në Kosovë

Anna Kim, është një shkrimtare e lindur në Korenë Jugore në vitin 1977, e cila në Vjenë të Austrisë ka studiuar, filozofinë dhe shkencat teatrore.

Fabula e romanit flet për Fahrie Alushin, e cila është zhdukur para shtatë vitesh në labirintet e luftës ndërmjet shqiptarëve e serbëve. I rënë në depresion të thellë, duke mohuar gjithçka në rruzullin tokësor, Luan Alushi kthehet në Kosovë për ta kërkuar bashkëshorten.

Në subjekt përfshihet një tjetër karakter, Nora, një bashkëpunëtore e Kryqit të Kuq austriak në Vjenë, para së cilës Luani do të duhet të japë përgjigje të rënda lidhur me pyetësorin formal të Kryqit të Kuq, ndër të cilat: „Kur e keni parë për herë të fundit, a ka ndonjë pseudonim, çka kishte veshur bashkëshortja juaj kur është rrëmbyer, a ishte e zbathur apo me këpucë, a ka flokë të zezë, shkruan me dorën e majtë apo të djathtë?“ Të gjitha këto pyetje i shkaktojnë dhembje të mëdha, sepse shtatë vjet nuk e kishte parë bashkëshorten dhe sikur nuk i kujtohej se dukej ajo.

Duke punuar së bashku me Norën në gjetjen eventuale të bashkëshortes, midis tyre lind një dashuri spontane. Pas një kohe të shkurtër, Luani pranon një telefonatë me të cilën i bëhej me dije se Fahrija ishte gjetur e vdekur. Ai kthehet prapë në Kosovë, duke iu lutur Norës që ta shoqërojë. Ajo është e detyruar që të jetojë sipas traditave të ashpra arkaike, përplot me ndalesa dhe ligje të pashkruar.

Në përfundim të romanit, Nora zhduket në vetvete dhe fillojnë t’i kujtohen pyetjet që ia bënte Luanit, e të cilat tani ia bënte vetvetes. Struktura e romanit ka të bëjë me përfundimin e luftës në trojet e ish Jugosllavisë, aktivitetin e Kryit të Kuq ndërkombëtar tek i cili ishin paraqitur 30.000 raste të zhdukurish, ndërsa vetëm 15.000 kishte mundur t’i identifikojë. /ina/telegrafi/