Pronari i Chelseat, Roman Abramovich lëshoi një njoftim ditën e shtunë (dje) duke bërë me dije se klubin po e lë në duart të Fondacionit të Bamirësisë të tyre.
Shqetësimet në lidhje me atë se manjati rus ka lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin, kanë detyruar bosin e bluve që të dalë me komunikatë zyrtare.
Shumë media ndërkombëtare e shikuan këtë deklaratë se Abramovich po heq dorë nga Chelsea dhe është i gatshëm ta shesë.
Por, sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, miliarderi do të vazhdojë të jetë pronar i klubit.
Chelsea do të menaxhohet nga personat prej brenda, derisa të kalojë situata mes Ukrainës dhe Rusisë, që duket se tashmë ka eskaluar.
Abramovich thuhet se këtë veprim e mori për shkak që të mbrojë Chelsean dhe aksionet e klubit të mos bijën në bursë, duke përfshirë këtu edhe ruajtjen e bordit dhe lojtarëve. /Telegrafi/