Roman Abramovich është i vendosur të shtojë një tjetër rezidencë mahnitëse në portofolin e tij gjithnjë në rritje të pronave duke blerë një të re që kap vlerat e 55 milionë eurove.
Miliarderi rus në këtë formë do ta ketë në pronësi shtëpinë më të shtrenjtë në shtetin e Izraelit.
Ai thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje qiraje muaj më parë me një mundësi për ta blerë atë gjatë ditëve të ardhshme.
Është e kuptueshme që 52-vjeçari është tani gati të harxhoj paratë për pronën në qytetin e plazhit në Hertzliya. Rezidenca do të jetë prona e tij e dytë në Izrael pasi bleu hotelin Boutique Varsano në Tel Aviv Neve Tzedek.
Ai pagoi 19 milionë euro në vitin 2015 për pronën në Yaron Varsano, i cili i takonte burrit të aktores izraelite, Gal Gadot.
Është raportuar në nëntor se ai po planifikon të dyfishojë madhësinë e shtëpisë duke shtuar gjashtë dhoma gjumi më shumë, një oborr dhe një park të nëndheshëm.
Abramoviç u bë shtetas i Izraelit në maj të vitit 2018 pasi Zyra e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi të ripërtërijë vizën e tij për të jetuar në Angli.
Si rezultat, 52-vjeçari nuk ka qenë në Londër për të parë The Blues që nga prilli i vitit 2018 gjersa pasuria e tij vlerësohet të jetë mbi 12 miliardë euro
Ai zotëron një rezidencë madhështore në Kensington Palace Garden – i quajtur ‘rresht i miliarderëve’ – të cilin e bleu për 95 milionë euro në vitin 2009. /Telegrafi/