Alessio Romagnoli thuhet se do të nënshkruajë kontratën e re të ofruar nga Milani.
Kapiteni i Rossonerëve lidhet me një largim në këtë verë, derisa kërkohet nga Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi e Chelsea.
Por, sipas La Gazzetta dello Sport, 25-vjeçari do të vazhdojë t qëndrojë në San Siro, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2022.
Romagnoli ka siguruar drejtuesit të klubit se ai do të qëndrojë pjesë e skuadrës, mirëpo duhet të vendosen objektiva që realizohen.
Deri më tani, mbrojtësi qendror ka zhvilluar 181 paraqitje për Milanin, derisa ishte transferuar nga Roma në vitin 2015 për 25 milionë euro. /Telegrafi/