Telegrafi

Roma vuan, por fiton ndaj Fiorentinës

Roma vs Fiorentina (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke sulmuar mysafirët qysh nga fillimi.

Por, ishte minuta e 45-të kur Roma kaloi në epërsi me anë të Jordan Veretout që shënoi nga penalltia.

Roma vs Fiorentina (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi më mirë për Fiorentinën që i barazoi shifrat me anë të Nikola Milenkovic (45’) me një asistim të Pulgar.

Mirë, Roma arriti të rikthente epërsinë për 2-1 në minutën e 86-të, derisa Veretout shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe ët dytin për skuadrën  e tij.

Pas javës së 36-të, Roma gjendet në pozitën e pestë me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Torinon. /Telegrafi/