Roma e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke sulmuar mysafirët qysh nga fillimi.
Por, ishte minuta e 45-të kur Roma kaloi në epërsi me anë të Jordan Veretout që shënoi nga penalltia.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Fiorentinën që i barazoi shifrat me anë të Nikola Milenkovic (45’) me një asistim të Pulgar.
Mirë, Roma arriti të rikthente epërsinë për 2-1 në minutën e 86-të, derisa Veretout shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe ët dytin për skuadrën e tij.
Pas javës së 36-të, Roma gjendet në pozitën e pestë me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Torinon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iySCAUuuJqo&ab_channel=1927franci
https://www.youtube.com/watch?v=zTAnNBX1fgY&ab_channel=FootballMagic