Site icon Telegrafi

Roma – Villarreal pritet të shkojnë direkt në finale të Ligës së Evropës

Tanimë është zyrtarizuar krijimi i Superligës së Evropës në futboll, ku 12 skuadra kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.

Kësaj nisme mund t’i bashkohen edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund e Paris Saint Germain.

UEFA nga ana tjetër ka bërë të ditur se do t’i përjashtoj të gjitha këto skuadra nga garat e tyre.

Përveç kësaj edhe lojtarët që do të jenë pjesë e këtyre klubeve do t’iu mohohet të përfaqësojnë kombëtaret e tyre.

Gjithsesi shtëpia më e madhe evropiane e futbollit nëse do t’i përjashtojë këto skuadra, atëherë në Ligën e Evropës do të kemi një finale pa u zhvilluar fare ndeshjet gjysmëfinale.

Roma në gjysmëfinale do të përballet me Manchester Unitedin, derisa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Arsenalit dhe Villarrealit.

Gjithsesi deri në një vendim zyrtar të UEFA ende jemi në pritje, pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropian pritet që gjatë orëve të ardhshme të marrë vendimin përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version