Telegrafi

Roma i vendos çmimin e largimit sulmuesit Tammy Abraham

Tammy Abraham pritet të jetë lojtari i parë i larguar nga Roma.

Sulmuesi anglez ka kaluar një vit të vështirë të dytin te Roma dhe largimi në fund të sezonit duket i pashmangshëm.

25-vjeçari ka zhvilluar 53 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e kryeqytetasve italian, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lexo po ashtu Abraham zbulon se kush po e kontakton nga Chelsea që të kthehet në Stamford Bridge

E ardhmja e sulmuesit anglez pritet të jetë në vendlindje, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

West Ham United, Aston Villa, Wolverhampton Wanderers, Everton dhe PSG kanë shprehur interesim për transferimin e anglezit në verë.

Roma tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë atë duan të fitojë së paku 55 milionë euro.

Giallorosët do të ishin të lumtur nëse vije një ofertë e tillë, pasi për transferimin e anglezit dy vite më parë kanë shpenzuar 41 milionë euro. /Telegrafi/