Portieri brazilian, Alisson Becker është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë.
Paraqitjet e tij të mrekullueshme me Romën kanë bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.
Ekipi më i interesuar për transferimin e Alissonit mbetet gjiganti anglez Liverpool.
Por ‘The Reds’ nuk do ta kenë të lehtë transferimin e brazilianit në ‘Anfield’.
Sipas medieve italiane, Roma po nuk dëshiron ta lë të lirë Alissonin të largohet.
‘Giallorosët’ kanë pasur gjithmonë problem me portierë dhe tani kanë një siguri për portën.
E për t’ia vështirësuar Liverpoolit punët për të nënshkruar me të, Roma i ka kërkuar 100 milionë euro.
Liverpool ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje nëse do të tentojë të nënshkruajë për këtë shumë me brazilianin.
Së fundmi Roma i ka ofruar një kontratë të re gardianit të tyre me pagë vjetore prej pesë milionë euro në stinor, që është dy herë më e madhe se që fiton braziliani momentalisht. /Telegrafi/