Telegrafi

Roma vazhdon presionin ndaj Interit

Goli i sulmuesit malazias erdhi pas 19 minutash lojë dhe doli të ishte vendimtari për tre pikët e reja të Romës.

Gialorosët vazhdojnë të mbeten në pozitën e dytë me 65 pikë, një më pak se Interi që shënoi fitore bindëse me rezultat 3-0 në fushë të vet ndaj Bolognas.

Milani, që shënoi fitore 3-2 në fushë të Cagliarit, po ashtu ka mbetur në garë për titull me dy pikë më pak se Roma dhe tre më pak se Interi. /Telegrafi/