Telegrafi

Roma vazhdon me fitore

Roma ishte skuadra më e mirë në këtë takim, përkundër lojës së balancuar në pjesën e parë dhe pa raste konkrete shënimi.

Ishte John Arne Riise ai që shënoi me të filluar pjesa e dytë e takimit (48’) për epërsinë e parë në këtë takim.

Fitoren e 17-të të Romës e vulosi Julio Baptista për rezultatin përfundimtar 2-0 (82’).

Roma me këtë fitore gjendet në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Milanin që pësoi ndaj Parmës dhe me katër pikë më pak se lideri Inter. /Telegrafi/