Telegrafi

Roma vazhdon betejën për Skudeton

Mysafirët kaluan në epërsi të hershme, pas pesë minutash lojë, me anë të golit të shënuar nga kapiteni Francesco Totti, ndërsa dyfishuan epërsinë me anë të Rodrigo Taddeit 15 minuta para fundit të ndeshjes.

E gjithë çfarë arritën vendasit ishte një gol i vetëm i shënuar nga Lanzafame, 9 minuta para fundit të ndeshjes.

Roma tash mbledh 74 pikë, një më shumë se Interi që do të ketë një sfidë të vështirë nesër në fushë të Lazios, pas ‘lodhjes’ në mesjavë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku eliminoi Barclonën. /Telegrafi/