Telegrafi

Roma ua vazhdon kontratat Pizarros dhe Perrottas

Kontratat e deritanishme të të dy lojtarëve skadonin në fund të këtij sezoni, ndërsa me anë të një deklarate zyrtare Giallorossët kanë njoftuar se dy lojtarët do të qëndrojnë më gjatë në Stadio Olimpico.

David Pizarro do të qëndrojë te Roma deri në verën e vitit 2013 dhe do të fitojë nga 3.2 milionë euro për sezon, ndërsa kontrata e re e Simone Perrottas zgjat deri në verën vitit 2011 dhe ai do të fitojë nga 3.1 milionë euro për sezon. /Telegrafi/