Telegrafi

Roma do t’ua prezantojë tifozëve Dybalan në një eveniment të përbashkët me Fendi

(Foto: Twitter/AS Roma/Instagram/paulodybala)

Roma do ta prezantojë Paulo Dybalan para tifozëve të martën mbrëma në një eveniment të veçantë në bashkëpunim me shtëpinë e modës, Fendi.

Argjentinasi akoma nuk ka debutuar për klubin e tij të ri, mirëpo fanellat e tij janë shitur shumë prej se u transferua në kryeqytetin italian.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ‘La Joya’ do t’u prezantohet tifozëve në zonën EUR të Romës të martën në orën 21:00.

Specifikisht, ngjarja do të zhvillohet në Colosseo Quadrato të Palazzo della Civilta, që njëherësh janë edhe zyrat e shtëpisë së modës, Fendi.

Lexo po ashtu Dybala thuhet se ka thyer rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura brenda një dite

Tashmë janë vendosur disa barriera dhe skena duke konfirmuar partneritetin më të ri komercial ndërmjet Giallorossëve dhe Fendi.

Kujtojmë që 28-vjeçari arriti te klubi i ri si transfer i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin (30 qershor 2022), ku kishte luajtur që nga viti 2012. /Telegrafi/