Roma ka lëshuar epërsinë prej 3-1 ndaj Austria Vienës për të pranuar dy gola në fund të cilat ia siguruan një pikë të artë mysafirëve në Olimpico me rezultat 3-3.
Holzhauser kaloi në epërsi Austrinë në minutën e 16-të.
Vetëm tri minuta më vonë El Shaaraëy shënoi për 1-1, para se sërish i njëjti (34’) të shënonte për 2-1.
Në pjesën e dytë Alessandro Florenzi (69’) me asistin e dytë të Tottit shënoi për 3-1 dhe atë që u mendua të jetë një fitore e lehtë për Romën.
Por Prokop (82’) dhe Kayode (84’) shënuan për 3-3 dhe barazimin e rezultatit.
Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat dhe Roma kështu nuk arriti fitore në shtëpi ani pse super e favorizuar.
Në Grupin E Roma vazhdon të jetë lidere e përbashkët me Austria Vienan me nga pesë pikë. /Telegrafi/