Roma ka arritur ta mposht Milanin me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat që krijuan shumë, por vetëm vendasit gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi me kokë për 1-0.
Në pjesën e dytë, Rossonerët patën diçka më shumë nga loja dhe rastet, por të dyja skuadrat shënuan nga një gol dhe Roma mori fitoren.
Të parët në këtë pjesë shënuan mysafirët me anë të Theo Hernandez (55′) për barazimin 1-1, por Nicolo Zaniolo (58′) shënoi për 2-1 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e pestë me 16 pikë, ndërsa Milani i 12-ti me dhjetë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Giallorossët udhëtojnë te Udinese, ndërsa Rossonerët e presin Spalin. /Telegrafi/
https://twitter.com/CieloNore/status/1188510980084506625
https://twitter.com/turkiye_milan/status/1188520519332716544
https://twitter.com/turkiye_milan/status/1188521634019368966