Roma ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kreativ të Brondbyt, Rezan Corlu – ka njoftuar klubi danez.
Në një komunikatë për media thuhet se dy klubet kanë arritur marrëveshje që lojtari të ketë pjesë e klubit italian.
“Natyrisht ishte vështirë t’i thosha lamtumirë Brondbyt, sepse kam luajtur këtu që nga mosha katërvjeçare”.
“Mirëpo, ishte vështirë që t’i thosha jo ofertës së Romës. Pas lëndimit të gjurit, e shoh mundësinë në Itali si një fillim të ri”, ka thënë Corlu.
Mesfushori që luan prapa sulmuesve, në javën e ardhshme do të mbushë 20 vjet, ndërsa ka luajtur edhe për Danimarkën U-20.
Kontrata e tij me Brondbyn ishte valide deri në dhjetor të këtij viti, prandaj transferimi i tij ka ndodhur për një çmim të ulët. /Telegrafi/