Telegrafi

Roma tani është favorite për Frattesin, zbulohet oferta e Giallorosëve drejt Sassuolos

Davide Frattesi është shndërruar në mesfushorin më të kërkuar në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori italian ka pasur një vit fantastik me Sasuolon, derisa është bërë prioritet i top skuadrave italiane si Inter, Roma, Milan dhe Juventus.

Edhe pse flitej për një marrëveshje me Interin, lajmet e fundit nga Italia raportojnë se Roma tani është skuadra favorite për të nënshkruar me Frattesin.

Lexo po ashtu Milani, Interi dhe Roma alarmohen me çmimin e kërkuar për Frattesin

Calciomercato ka zbuluar ofertën e Romës në drejtim të Sassuolos, ku Giallorosët kanë ruajtur 30 për qind të kartonit të lojtarit nga shitja e tij në vitin 2017.

Oferta e Romës është 11 milionë euro plus tre milionë të tjera bonuse, 10 milionë euro të tjera nga shitja e Voplatos dhe Missorit te Sassuolo.

Lexo po ashtu Frattesi është objektivi kryesor i Interit, italiani shihet si zëvendësues i Brozovic

Kjo do të thotë edhe 30 për qind e shumës që është rreth 10 milionë dhe në total oferta shkon në 34 milionë euro.

Frattesi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për tu rikthyer te Roma dhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen e mesfushorit italian. /Telegrafi/