Humbja e Interit në shtëpi nga Sassuolo do të thotë se Roma ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin për Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët u mposhtën në Giuseppe Meazza nga Sassuolo, ku Matteo Politano shënoi një supergol nga gjuajtje e lirë nën mur dhe Domenico Berardi shënoi gjithashtu një gol të bukur nga distanca.
Kjo humbje e Interit ka sjell gjëra pozitive për rivalët e tyre direkt, Romën.
Giallorossët tani janë matematikisht të sigurt në vendin e tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, së bashku me Juventusin dhe Napolin.
Lazio do të mundohet të ndjekë ata nesër (e diel) në ndeshjen shumë të vlefshme në udhëtim ndaj Crostones.
Nëse Lazio fiton këtë ndeshje atëherë gjithçka do të definohet dhe lacialët do t’i bashkohen kësaj treshe për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, nëse Lazio barazon ose humbet nga Crotone atëherë gjithçka do të mbetet e hapur për ndeshjen e fundit.
Interi dhe Lazio do të ndeshjen mes vete në Stadio Olimpico në ndeshjen e fundit të sezonit dhe në rast se Nerazzurrët fitojnë atëherë do të jetë atë në Champions. /Telegrafi/