Site icon Telegrafi

Roma shtyn festën e Juves (Video)

Gonzalo Higuain gjatë një dueli me Radja Nainggolan. Foto: Getty Images

Roma ka fituar ndaj Juventusit në Serie A me rezultat 3-1.

Vendasit ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e parë dhe kjo ishte një fitore e merituar për romakët.

Goli i parë dhe i vetëm për Zonjën e Vjetër në këtë takim erdhi nga Mario Lemina në minutën e 21-të pas animistit nga Gonzalo Higuain.

Mario Lemina duke festuar pasi shënoi golin e epërsisë. Foto: Getty Images

Por, kjo ishte e gjitha që Juve tregoi në këtë takim, pasi pas katër minutash rezultati u barazua me golin e Daniele De Rossit dhe me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Stephan El Shaarawy i dha epërsinë Romës në minutën e 56-të, kurse Radja Nainggolan atë të qetësisë në minutën e 65-të.

Mario Mandzukic dhe Antonio Rudiger gjatë një dueli . Foto: Getty Images

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në vendin e dytë me 81 pikë, katër më pak se Juventusi në pozitën e parë, të cilëve iu duhet vetëm një fitore për t’u shpallur kampion në Serie A.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Crotones e cila po lufton për mbijetesë, kurse Roma udhëton te Chievo. /Telegrafi/

Exit mobile version