Roma shpreson të bie dakord për një marrëveshje të përballueshme me Manchester Unitedin për të mbajtur mbrojtësin anglez, Chris Smalling.
Mbrojtësi 30-vjeçar ka qenë një zbulim në Olimpico dhe paraqitjet e tij me Romën bënë që Djajtë e Kuq të rrisin çmimin e kërkuar në 28 milionë euro.
Nuk ka ende asnjë marrëveshje aktuale midis dy palëve, por Roma dëshiron të sjell anglezin në kryeqytetin italian në një marrëveshje të përhershme pas sezonit aktual.
Smalling ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022 me Unitedin dhe skuadra angleze nuk kanë synime të lë ish-reprezentuesin e Anglisë të largohet si lojtar i lirë.
Sipas mediumit Corriere della Sera, Roma nuk është e gatshme të paguaj çmimin e plotë, por do të kontaktojë hierarkinë në Old Trafford për të provuar, në një farë mënyre, të mbyllë hendekun midis dy klubeve.
Anglezi ka zbuluar se ai është vendosur mirë në Romë pasi ka luajtur 21 ndeshje në Serie A, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim deri më tani.
Ai gjithashtu ka qenë jetik duke ndihmuar Giallorossët të arrijnë në 1/16-tën e Ligës së Evropës, ku ata ishin planifikuar të luanin ndaj Sevilla para se të ndërpritet sezoni shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/