Telegrafi

Roma shkatërron Palermon

Të zgjedhurit e trajnerit Claudio Ranieri kaluan në epërsi që në pjesën e parë me anë të golit të Matteo Brighi pas 33 minutash lojë. Julio Baptista dyfishoi rezultatin për vendasit në minutën e 53-të, nëntë minuta para se Brighi të shënojë edhe golin e tij të dytë (62’).

Mysafirët e ngushtuan disavantazhin falë penaltisë së shndërruar në gol nga kapiteni Fabrizio Miccoli, por romakët shënuan edhe një herë me anë të John Arne Riise.

Me tre pikët e reja Roma ngjitet në pozitën e dytë me 47 pikë, dy më shumë se Milani që ndodhet në pozitën e tretë me një ndeshje më pak./Telegrafi/