Telegrafi

Roma shënon fitore

Giallorossët kanë fituar me rezultat prej 2-1 në ndeshjen e të dielës, për të ndërprerë serinë e dobët në Serie A, me ç’rast kishte pësuar tri humbje radhazi.

Mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me anë të Adailton, mirëpo pas vetëm tre minutash, vendasit barazuan me anë të Mirko Vucinic.

Fitoren Romës ia solli Simone Perrota me golin e shënuar në minutat e para të pjesës së dytë (52’).

Fitore ka shënuar edhe Fiorentina që ka mposhtur Catanian me rezultat prej 3-1, dhe aktualisht pozicionohet në vendin e pestë. /Telegrafi/