Telegrafi

Roma shënon fitore minimale ndaj Chievos

Daniele De Rossi ishte autor i golit të vetëm të ndeshjes, pasi shënoi me kokë pas një harkimit të topit nga këndi me të filluar ndeshja.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 13-të kur u përjashtua portieri i këtij ekipi, Doni, por gialorosët arritën ta ruajnë avantazhin deri në fund të ndeshjes dhe madje vazhduan t’i kenë rastet më të mira, me sulmuesin e ri Luca Toni që pati tre raste të mira shënimi.

Për Chievon u angazhua edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani, i cili megjithatë nuk arriti të tregojë ndonjë ndikim të madh.

Fitorja e ngre Romën në pozitën e katër të tabelës me 32 pikë, dy më shumë se Napoli që gjendet në pozitën e pestë dhe që nesër pret në fushë të vet Sampdorian.

Lideri i tabelës, Interi, sonte pret në fushë të vet ekipin e fundit në tabelë, Sienën, derisa nesër mbrëma në Serie A zhvillohet derbi i Serie A në mes të Milanit dhe Juventusit./Telegrafi/