Telegrafi

Roma shënjestron Robbenin

“Corriere dello Sport” shkruan se derisa kryeqytetasit po mundohen ta bindin sulmuesin argjentinas Julio Cruz të transferohet në Olimpico, ata njëkohësisht dëshirojnë të dinë edhe për disponueshmërinë e mesfushorit holandez.

Sipas të gjitha gjasave, Roma do të tentojë ta huazojë Robbenin duke qenë se nuk mund të grumbullojnë para për blerjen e tij, por njëkohësisht problematike mbetet edhe paga e holandezit, e cila është pesë milionë euro për sezon.