Telegrafi

Roma rivalizon Sevillan për Vidalin

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Barcelona është e gatshme të shesë Aleix Vidal, dhe skuadra italiane, Roma mund të sfidojë Sevillan për nënshkrimin e tij.

28-vjeçari spanjoll ka bërë vetëm tre ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon dhe ka luftuar për të hyrë në ekip që kur ka ardhur nga Sevilla në vitin 2015.

Tani gazeta katalunase Sport raporton se përfaqësuesit e tij do të takohen me klubin Blaugrana në javët e ardhshme për të diskutuar mundësinë e një shitjeje.

Vidal gjatë një dueli me Marcos Acuna të Sportingut (Getty Images)

Barça do të dëshironte të shiste për rreth 10 milionë euro, por ai ka luajtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe do të jetë paksa problem kjo shifër.

Prandaj ka më shumë gjasa që ai të lihet fillimisht në huazim të thjesht me një opsion ose detyrim blerje në fund të sezonit.

Sipas Sport, Roma janë të interesuar, pasi drejtori sportiv Monchi ishte njeriu që e transferoi Vidalin në Sevilla gjatë kohës sa ishte drejtues në Andaluzi.

Megjithatë, vetë lojtari do të preferonte një kthim në Los Rojiblancos, tek skuadra e Sevillas. /Telegrafi/