Telegrafi

Roma rivalizon Napolin për Herreran

Roma janë duke marrë parasysh një transferim të mundshëm të objektivit të Napolit, mesfushorit të Portos, Hector Herrera.

Sipas gazetës portugeze A Bola,  pretendon ylli i Portos, Herrera ka rënë në syrin e më shumë se një klubi të Serie A.

Reprezentuesi meksikan ka qenë subjekt i negociatave për disa javë dhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri tha se ai preferon atë një mijë herë para për Axel Witsel.

Lexo po ashtu Zëdhënësi i Napolit mohon bisedimet me Juventusin për Higuainin

Megjithatë, skuadra napolitane deri më tani nuk arritën të bien dakord me kushtet e Portos, të cilët duan 30 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak për Herreran.

Sipas asaj që raporton A Bola, Roma tani ka kërkuar informacione mbi lojtarin meksikan dhe janë duke u përgatitur për një propozimin të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Pas shitjes së Miralem Pjanic te Juventusi, Roma ka nevojë për një tjetër mesfushor kreativ dhe për atë janë vënë pas Herreras. /Telegrafi/