Telegrafi

Roma ringjall interesimin për Pavlyuchenkon

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit Roma sërish ka kontaktuar me ndërmjetësuesit duke bërë pyetje për sulmuesin rus.

Nëse nënshkrimi me ish-sulmuesin e Interit, Julio Cruz, i cili është i lirë që nga fundi i sezonit të kaluar, dështon të finalizohet, trajneri i Romës, Luciano Spalletti, pritet të kthehet kah sulmuesi shtatlartë, i cili nuk po e gjen veten në kampionatin anglez.