Telegrafi

Roma rikthen epërsinë ndaj Juventusit

Roma ka rikthyer epërsinë ndaj Juventusit për sfidën që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Me të filluar pjesa e dytë, Giallorossët ia dolën të shënonin edhe një herë në portën e Zonjës së Vjetër.

Ishte Henrikh Mkhitaryan që realizoi për 2-1 në minutën e 48-të nga një asistim i Lorenzo Pellegrinit.

Ky ishte goli i tretë i armenit deri më tani në këtë edicion, derisa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/