Telegrafi

Roma rikthehet në janar për Zakarian

Roma nuk po heq dorë nga transferimi i Denis Zakarias në janar.

Lojtari kishte arritur marrëveshje personale me Giallorossët në afatin kalimtar veror, mirëpo nuk ishte e njëjta gjë mes të dyja palëve.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Zakaria besohet se do të kalojë te Roma në afatin kalimtar të janarit.

Marrëveshja pritet të mbyllet në shumën e 20 milionëve dhe Borussia Monchengladbach do të pranojë këtë ofertë.

Në verë, Roma nuk ofronte më shumë se 10 milionë plus pesë milionë bonuse andaj edhe nuk kishte dakordim.

Por, janari me gjasë do të jetë vendimtar për Zakarian që t’i bashkohet klubit nga Serie A. /Telegrafi/