Një ndeshje e veçantë, një sfidë vendimtare, një përballje që e ofron vetëm Liga e Kampionëve.
Po flasim për ndeshjen Roma-Real Madrid në Olimpico e vlefshme për pozitën e parë në Grupin G.
Të dy skuadrat po kalojnë në një periudhë jo të mirë në kampionatet e tyre, por gjërat ndryshojnë në LK, aty sikur kanë një identitet të ri.
🔄⚽ Rondos in Rome.#RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/Y3cCeG9UCu
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 26, 2018
Të dy skuadrat do të luajnë me disa mungesa, posaçërisht në mesfushë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Roma (4-2-3-1): Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaarawy; Dzeko.
Real Madrid (4-2-3-1): Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Modric; Bale, Isco, Asensio; Benzema.
Roma dhe Reali kanë nga nëntë pikë, CSKA katër pikë, ndërsa Plzen vetëm një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wdtM2OCxWiU