Site icon Telegrafi

Roma – PSG, takim për Lucas Mouran

Roma dhe Paris Saint Germain janë përballur mes vete në SHBA në turneun International Championship.

Por pas ndeshjes krerët e lartë të dy skuadrave janë ulur për të biseduar rreth lojtarit brazilian Lucas Moura.

24-vjeçari nuk ka pasur hapësirat e duhura tek PSG dhe ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez.

Roma është e interesuar për një zëvendësues të Mohamed Salah dhe duket se është e gatshme të shpenzojë për Mouran.

Mediat italiane dhe ato franceze kanë raportuar se ‘Giallorossët’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për Mouran.

Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë ofertën e Romës për yllin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version