Roma përsëri ka shënjestruar sulmuesin Leon Bailey, të cilin Bayer Leverkusen e vlerëson me çmimin e klauzolës prej 40 milionë eurosh.
Sulmuesi i krahut të majtë ishte një objektiv i madh për Romën në vitin 2017, kur ai u largua nga Genk për Bayer Leverkusen për një shumë prej 13.5 milionë eurosh.
Bailey u rikthye në radarin e Giallorossëve në verën e kaluar, por dështuan përsëri transferimin e tij.
Sipas mediumeve italiane Sportitalia dhe Tuttomercatoweb, Roma është e gatshme të provojë përsëri transferimin e Baileyt këtë verë.
Ai shihet si zëvendësues adekuat për Stephan El Shaarawy, i cili kaloi në Kinë për pas transferimit prej 18 milionë eurosh te klubi, Shanghai Shenhua.
Sezonin e kaluar, Bailey shënoi pesë gola dhe siguroi pesë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat për Bayer Leverkusen. /Telegrafi/