Alisson Becker i solli Romës shumë siguri në portë, por largimi i tij në drejtim të Liverpoolit nuk ka qenë i mirë për klubin italian.
Roma e zëvendësoi me suedezin Martin Olsen, por pa arritur të jetë në nivelin e duhur.
Edhe transferimi i portierit spanjoll Pau Lopez duket se nuk po e kënaq Romën që mendon ta shes ish-anëtarin e Betisit.
Giallorosët po shpresojnë se do të vije një ofertë rreth 30 milionë euro për portierin për ta lënë të lirë.
Madje Roma tanimë ka bërë gati një listë ku ndodhen emrat e tre portierëve potencialë për ta zëvendësuar Lopezin.
Emri më i mundshëm shihet ai i Alex Meret të Napolit, pasi Roma mund ta përfshijë në ofertë edhe mbrojtësin Rick Karsdorp.
Ndërkohë dy emrat tjerë në listën e Giallorosëve janë edhe Alessio Cragno i Cagliarit dhe Juan Musso i Udineses. /Telegrafi/