Roma i ka ofruar PSG rreth 11 milionë euro për mbrojtësin Lucas Digne i cili është në huazim te kjo skuadër.
Mbrojtësi i majtë kishte ardhur si huazim me të drejtë blerjeje për 16 milionë euro.
Mbrojtësi ditë më parë ka shprehur dëshirë që të qëndrojë në Serie A gjë që e dëshiron edhe gruaja e tij që ka filluar studimet në kryeqytetin italian.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Roma ka bërë ofertë prej 11 milionë euro, ndërsa më parë ka paguar 2.5 milionë euro për huazimin e tij.
Digne ka shënuar tre gola në 33 paraqitje në Serie A këtë kampionat. /Telegrafi/