Roma ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar veror, derisa është përforcuar me mbrojtësin Samuel Dahl.
Mbrojtësi i majtë suedez vjen nga Djurgarden, derisa Roma për nënshkrimin e tij ka paguar katër milionë euro.
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Samuel Dahl nga Djurgarden. Dahl, një mbrojtës i majtë i lindur në vitin 2003, ka bërë tashmë debutimin e tij për kombëtaren suedeze pasi u ngjit në radhët e të rinjve”.
🤝 Benvenuto alla Roma, Samuel Dahl! 🇸🇪#ASRoma pic.twitter.com/rgAcgMXAgj
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 28, 2024
“Ai do të veshë fanellën me numrin 26 dhe do të bëhet suedezi i 13-të që përfaqëson Giallorossi. Mirë se erdhe në Roma, Samuel”, ka shkruar Roma.
Kjo ishte goditja e katërt e Romës pasi Enzo Le Fee, Matt Ryan dhe Sangare janë zyrtarizuar më parë, derisa janë në pritje të dy goditjeve të mëdha.
Sulmuesi argjentinas Matias Soule pritet të arrijë nga Juventusi si dhe top shënuesi i La Ligas, Artem Dovbyk do të jenë dy goditjet e mëdha të Romës. /Telegrafi/