Telegrafi

Roma pranon ofertën, Manolas bëhet me skuadër të re

Roma do të mbetet pa qendërmbrojtësin Kostas Manolas.

Greku ka arritur marrëveshje personale me gjigantin rus, Zenit St Petersburg për tu transferuar në Rusi.

Manolas ka pranuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare ku do të fitojë pesë milionë euro në stinor.

Pasi që Manolas ka pranuar transferimin në Rusi edhe Roma ka rënë dakord me këtë transferim.

‘Giallorosët’ fillimisht kishin refuzuar një ofertë të Zenitit prej 25 milionë eurove.

Ndërkohë sipas mediave italiane, rusët kanë ofruar 35 milionë euro ofertë që është pranuar nga Roma. /Telegrafi/