Telegrafi

Roma pranë finales

 Pjesa e parë ishte në fillim e baraspeshuar, por përplot me gola.

Alessandro Florenzi shfrytëzoi për mreklli një harkim të Piris për të shënuar me kokë për 1-0 pas 13 minutash lojë.

Roma e dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të përsëri me kokë, kësaj radhe realizator ishte Matia Destro (33’).

Kur të gjithë menduan se Interi nuk ka gjasa, në skenë u shfaq Rodrigo Palacio që një harkim të mirë të Cambiassos e shfrytëzoi bukur për të realizuar për 2-1.

Ne pjesën e dytë u zhvillua ndeshja tejet e mirë me shumë raste të shënimi për Interin, por Nerazzurët nuk arritën të nxjerrin barazimin e shumëkërkuar.

Kështu pas ndeshjes së parë Roma ka avantazhin në rezultat, por një fitore minimale në San Siro do t’ia siguronte Interit kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë, prandaj këtu gjërat janë ende të hapura. /Telegrafi/