Site icon Telegrafi

Roma pranë dy goditjeve të mëdha në sulm, një anësorë dhe një qendror

Roma është duke punuar për ta ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Giallorosët kanë arritur ta shesin Houssem Aouar për 12 milionë euro në Al Ittihad dhe ato para menjëherë do të shfrytëzohen për përforcimin e skuadrës.

Kryeqytetasit italian janë shumë afër të bëjnë dy goditje të mëdha në repartin ofensivë, duke nënshkruar me një sulmues anësorë dhe një qendror.

Lexo po ashtu Abraham drejt Milanit, kuqezinjtë po mendojnë shkëmbim të bujshëm me Romën

I pari që do të zbarkojë në Olimpico është talenti i madh argjentinas Matias Soule nga Juventus.

Sky Sport ka raprotuar se Roma tanimë ka marrëveshje me lojtarin dhe po pret që këtë ta bëjë edhe me Juventusin për 25 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh.

Lexo po ashtu U kërkua nga skuadrat më të mëdha, Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

Ndërkohë për qendrën e sulmit Giallorosët janë pranë të mbyllin marrëveshjen me marokenin Youssef En-Nesyri nga Sevilla.

Në fakt Roma ka marrëveshje me Sevillën për transferimin e lojtarit për 22 milionë euro dhe tani i mbetet të arrijnë marrëveshje me lojtarin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version