Telegrafi

Roma porosit Realin ta HARROJË De Rossin

De Rossi është caku kryesor i Real Madridit dhe ka thënë se ai do të largohet nga klubi i qytetit të tij vetëm nëse do të transferohej në Bernabeu.

“De Rossi është lojtar i Romas dhe ai nuk është në shitje. Ai është simbol i klubit dhe një kampion i madh, si edhe Totti”.

“Do të doja ta shoh Tottin në Kupën e Botës, pasi ai do të mund ta krijonte diferencën së bashku me De Rossin, por e respektoj vendimin e trajnerit. Por duke ditur se Francesco është i shëndoshë dhe mund të pushojë për edhe një sezon tjetër të mrekullueshëm me Romën, kjo mund vetëm të më gëzojë”, ka thënë Sensi. /Telegrafi/