Telegrafi

Roma po vazhdon negociatat me Santosin për Marcos Leonardon

Po vazhdojnë kontaktet mes Romës dhe Santosit për transferimin e Marcos Leonardos në kryeqytetin italian.

Sulmuesi brazilian është objektiv i Romës që tanimë ka bërë një ofertë, por që nuk po shihet si e duhura nga Santos.

Giallorosët kanë ofruar 11 milionë euro plus shtatë të tjera bonuse, shumë që Santos po kërkon të rritet edhe më shumë.

Lexo po ashtu Scamacca zgjedh Interin, Roma arrin marrëveshje me top sulmuesin brazilian

20-vjeçari brazilian ka shkëlqyer me Santosin, ku ka realizuar 14 gola e ka asistuar në katër të tjerë në 30 ndeshje.

Roma po tenton transferimin e tij pasi nuk arriti të bind emrat e tjerë si Gianluca Scamacca apo Alvaro Morata.

Santos synon që të marrë një ofertë prej 15 milionë eurove plus pesë të tjera bonuse për ta lënë të lirë talentin brazilian të largohet.

Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë dhe pritet që të kenë përfundim të mirë me sulmuesin që do t’i bashkohet Romës. /Telegrafi/