Telegrafi

Roma po përgatiti goditje dyshe në sulm, Moura e Defrel në krye të listës

Getty Images

Roma ka filluar të mendoj për ta përforcuar sulmin dhe emrat më të ‘nxehtë’ janë Lucas Moura dhe Gregoire Defrel.

Sipas Corriere dello Sport, Lucas Moura është objektivi kryesor i Romës për sulmin, por nëse ky nuk arrihet, në listë janë Domenico Berardi dhe Florian Thauvin.

Gazeta shkruan se drejtori sportiv Monchi, ka biseduar me PSG-në dhe trajnerin Unai Emery, për mundësinë që ta lirojë brazilianin.

Për të Roma janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro dhe një pafe prej 3.5 milionë euro në sezon.

Në listë mbetet edhe Gregoire Defrel i Sassuolos, i cili ndiqet qe një kohë të gjatë. /Telegrafi/