Telegrafi

Roma përsëri pas Berardit i ofron Sassuolos Defrelin dhe para

TURIN, ITALY - MAY 28: (R) Domenico Berardi of US Sassuolo in action during the Serie A match between FC Torino and US Sassuolo at Stadio Olimpico di Torino on May 28, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Roma duket se nuk do të dorëzohet për objektivin e saj të vjetër, Domenico Berardi.

Sulmuesi italian është kërkuar shumë nga Roma edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Por ‘Giallorosët’ morën vetëm sulmuesin francez Defrel nga Sassuolo.

E francezi ka dëshpëruar jashtëzakonisht shumë me paraqitjet e tij në Serie A me Romën.

Defrel nuk ka arritur të shënoj asnjë gol me fanellën e Romës

Kësisoj Roma po mendon ta rikthejë atë në Sassuolo dhe ka gjetur mënyrën e duhur.

Skuadra nga kryeqyteti italian po kërkon transferimin e Berardit në ‘Olimpico’, dhe për këtë do ta përfshijë edhe Defrelin.

Sipas medieve italiane Roma i ka ofruar francezin Sassuolos si dhe 10 milionë euro.

Takimi i krerëve të dy skuadrave pritet të ndodhë sot pas ndeshjes Roma-Sassuolo që do të zhvillohet në ‘Olimpico’. /Telegrafi/