Site icon Telegrafi

Roma i përgjigjet Chelseat për Manolas

Roma raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Chelsea për mbrojtësin Kostas Manolas.

24-vjeçari u transferua te Roma nga Olympiacosi në vitin 2014 dhe deri më tani ka realizuar 60 paraqitje për klubin italian në Serie A.

Sipas gazetës Il Tempo, Chelsea ka ofruar 31 milionë funte për qendërmbrojtësin, por Roma nuk e ka ndërmend ta shesë grekun.

Me një transferim të mundshëm të Manolas gjatë verës së kaluar dhe gjatë janarit, ishte lidhur edhe Arsenali.

Exit mobile version