Roma duhet të shesë para se të afrojnë lojtarë të rinj dhe këtë e kanë të qartë drejtuesit e klubit kryeqytetas.
Kësisoj gjatë afatit kalimtar të janarit, Giallorosët do të shesin tre futbollistë në mënyrë që të lirojnë hapësirën e pagave.
Calciomercato ka raportuar se Roma tanimë ka tre emrat që do t’i largojë gjatë janarit dhe ata janë Gonzalo Villar, Eldor Shomurodov dhe Matias Vina.
Mesfushori spanjoll Villar pritet të transferohet te Getafe për 3,5 milionë euro, derisa Roma do të mbajë 50 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.
Ndërkohë lojtari tjetër që do të largohet është Eldor Shomurodov në drejtim të Torinos me huazim prej një milionë euro dhe torinezët do ta kenë të drejtën e blerjes për 12 milionë euro të tjera.
Emri i tretë që pritet të largohet nga Olimpico është ai i mbrojtësit uruguaian Matias Vina i cili po pëlqehet nga Bologna.
Nga largimi i tre futbollistëve Giallorosët synojnë të përforcohet në mesfushë me Davide Frattesin dhe në sulm mbetet i pëlqyeri Memphis Depay. /Telegrafi/