Telegrafi

Roma përgatit ofertën në drejtim të Chelseat, para dhe një futbollist për blerjen përfundimtare të Lukakut

Romelu Lukaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Roma.

Sulmuesi belg ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni, ku në tetë ndeshjet e para ka realizuar shtatë gola.

Megjithatë ai është vetëm i huazuar te Roma nga Chelsea me klubin italian që nuk e ka të drejtën e blerjes.

Chelsea nuk do ta mbajë Lukakun në skuadër dhe në fund të vitit dëshiron shitjen e përhershme të tij.

Roma është duke përgatitur një ofertë për blerjen përfundimtare të belgut, ofertë që pritet të pranohet nga Chelsea.

Lexo po ashtu Chelsea ka marrëveshje me Lukakun për largim - është caktuar çmimi

Giallorosët janë të gatshëm të ofrojë shërbimet e Tammy Abraham që vlerësohet mbi 30 milionë euro si dhe një shumë prej 10 milionë eurove për transferimin e Lukakut.

Chelsea pritet ta pranojë këtë ofertë pasi londinezët kanë për synim rikthimin e Abraham në Stamford Bridges. /Telegrafi/