Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithatë ai nuk do të largohet nga Serie A.
Mesfushori italian pritet të rikthehet te Roma, skuadër ku e nisi karrierën dhe qëndroi në Akademinë e kësaj skuadre nga viti 2014 deri më 2017.
Roma tani dëshiron rikthimin e lojtarit dhe kanë filluar tanimë diskutimet me drejtuesit e Interit për transferimin e mesfushorit.
Giallorosët kanë bërë hapa para, duke ofruar 30 milionë euro për mesfushorin si dhe shërbimet e Bryan Cristantes.
Calciomercato ka raportuar se Interi është duke e studiuar këtë ofertë dhe është mëse e mundur ta pranojë atë.
Frattesi ka oferta edhe nga Anglia, por dëshira e tij e vetme është të rikthehet në Olimpico.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje, teksa ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/